Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Drejtimet

Programi i Studimit në shkollë ndahet në tre kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit  profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.

Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në tre: Bujqësi, Teknologji Ushqimore dhe Veterinari. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.

Ky program studimor zgjat deri në katër vjet (2+2) dhe zhvillohet nëpërmjet lëndëve të përgjithshme, lëndëve profesionale, praktikës profesionale dhe praktikës me zgjedhje profesionale. Ky drejtim ndërtohet mbi bazat mësimore të bujqësisë. Këto baza janë për: bujqësinë, perimet dhe lulet, mbarështrim kafsh bujqësore, bimët e arave, makineritë bujqësore, pemët frutore dhe zoohigjenë.

Niveli 1 (klasa 10-11)

Lëndët e Përgjithshme
  1. Gjuhë shqipe
  2. Letёrsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Kimi
  8. Shkencat sociale
  9. Histori
  10. Gjeografi
  11. Teknologji informimi e komunikimi
  12. Edukim fizik, sporte, shëndet
Lëndët Profesionale
  1. Bazat e bujqësisë
  2. Perime dhe lule
  3. Mbarështim kafshësh bujqësore
  4. Bimët e arave
  5. Makinat bujqësore
  6. Pemët frutore
  7. Zoohigjienë
Praktikë Profesionale
  1. Marrja e mostrës së tokës për analizë
  2. Prodhimi i fidanëve të kulturave perimore në farishte
  3. Përgatitja e shtretërve për mbjelljen e farave të imëta
  4. Të ushqyerit e kafshëve bujqësore
  5. Përdorimi i veglave të dorës në bujqësi
  6. Shartimi me kalem në pemët frutore
  7. Mirëmbajtja e makinave bujqësore
  8. Përpunimi i thjeshtë i prodhimit foragjer
Praktikë prof. me Zgjedhje
  1. Kultivimi i luleve në mjedise të hapura
  2. Kujdesi gjatë rritjes së bimëve
  3. Përgatitja e kompostove
  4. Shtimi me copa i drufrutorëve
  5. Mbjellja e fidanit të hardhisë
  6. Mjelja e kafshëve bujqësore

Niveli 3 (klasa 13)

Lëndët e Përgjithshme
  1. Gjuhë shqipe
  2. Letёrsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Kimi
  8. Shkencat sociale
  9. Histori
  10. Gjeografi
  11. Teknologji informimi e komunikimi
  12. Edukim fizik, sporte, shëndet
Lëndët Profesionale
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  3. Kontabilitet dhe ligjshmëri bujqësore
  4. Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave
  5. Bazat e bujqësisë organike
  6. Drejtim fermash bujqësore
Praktikë Profesionale
  1. Hapja e një biznesi bujqësor
  2. Blerja e mallrave për fermën bujqësore
  3. Shitja e mallrave dhe e shërbimeve bujqësore
  4. Zbatimi i planit të masave të mbrojtjes së integruar në bujqësi
  5. Vlerësimi i tokës për prodhim BIO

Teknologjia bujqësore mbulon gjithçka, nga makineritë e mundshme që nevojiten në bujqësi deri tek teknologjia e zgjeruar e farërave; nga agrokimikatet që mbështesin rritjen e të korrave deri tek mënyrat që mbrojnë bimët nga barërat e këqija dhe insektet shkatërruese.

Zhvillimet dhe kërkimet brenda teknologjisë bujqësore vijnë si sfida të ndryshimit të klimës dhe nevojave për të mbrojtur dhe menaxhuar më mirë burimet tona natyrore përmes qëndrueshmërisë. Këto ndihmojnë fermerët të përdorin më me efikasitet burimet si uji dhe lëndët ushqyese të cilat ndikojnë në shëndetin e tokës. Nëpërmjet sistemeve agronomike të sakta, farat e zgjeruara do të sjellin ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut, si dhe në rritjen e blegtorisë.

Klasa 12-13

Lëndët e Përgjithshme
  1. Gjuhë shqipe
  2. Letërsi
  3. Gjuhë e huaj
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Teknologji informimi e komunikimi
  7. Edukim fizik, sporte, shëndet
  8. Gjeografi
  9. Biologji
  10. Fizikë
  11. Shkenca sociale
  12. Histori
Lëndët Profesionale
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Mjetet motorike bujqësore
  3. Makinat dhe pajisjet bujqësore
  4. Drejtimi, ligjshmëria dhe ekonomia në bujqësi
  5. Bazat e bujqësisë organike
  6. Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Praktikë Profesionale
  1. Përdorimi i traktorit me rrota
  2. Përdorimi i makinave për punimin e tokës
  3. Përdorimi i makinave mbjellëse
  4. Përdorimi i makinave për shërbimin e bimëve
  5. Përdorimi i makinave për mbledhjen e prodhimit
  6. Përdorimi i makinave për përpunimin e prodhimit
  7. Përdorimi i makinave për ujitjen dhe kullimin e tokave
Praktikë prof. me Zgjedhje
  1. Përdorimi i makinave të përbëra në bujqësi
  2. Përdorimi i rimorkjos për transport
  3. Përdorimi i motokultivatorit

Pyetje të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!

Shkolla është gjimnaz profesional publik, në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKP).

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Ndërtesa e konviktit ndodhet ngjitur me shkollën, në kushte të mira banimi. Qëndrimi është në dhomë dyshe dhe PA PAGESË

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.

Nxënësit vijnë nga: Elbasani, Gramshi, Cërriku, Librazhdi, Peqini, Përrenjasi, Kuçova, etj.

Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj. 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

Diploma është e llojit të ndërthurur: diplomë e shkollës së mesme e shoqëruar me certifikatë maturanti dhe certifikatë të nivelit me kompetenca profesionale/suplementare.

Diploma njihet brenda dhe jashtë vendit, si një diplomë e studimeve të nivelit kolegj profesional. 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. 

• Në vitin e parë – 6 orë
• Në vitin e dytë – 12 orë
• Në vitin e tretë – 15 orë
• Në vitin e katërt – 6/9 orë

Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar. 

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Mihal Shahini"

Nxënës gjatë praktikës profesionale në drejtimin bujqësi