Rreth Shkollës
Historiku
i shkollës
Shkolla “Mihal Shahini” gjendet në Cërrik të qarkut Elbasan. Është shkollë profesionale e cila përgatit nxënës në drejtimet e Bujqësisë, Veterinarisë dhe Teknologjisë Bujqësore.
Shkolla ka nisur praktikat didaktike që prej vitit 1968 dhe është mbarëvajtur deri më sot prej vullnetit dhe energjisë së drejtuesve dhe mësuesve të saj që prej fillimit.
Kjo shkollë ka pësuar ndryshime të shpeshta përgjatë veprimtarisë së saj duke kaluar nëpër vështirësi të mëdha por që ia ka dalë të mbajë hapur dyert për nxënësit dhe të rinjtë që dëshirojnë të marrin njohuri rreth bujqësisë dhe veterinarisë.
Shkolla ndodhet në periferi të Cerrikut dhe ka tokë-arën të saj tek e cila zhvillohen praktikat e studimit. Bashkë me të, shkolla ka edhe laborator bashkohor dhe një konvikt për nxënësit që vijnë nga larg.
Natyra e programeve studimore si dhe karakteri përparues i stafit pedagogjik e bën shkollën të dallojë në praktikat e saj të mbrojtjes së kafshëve, mjedisit dhe prodhimtarisë bujqësore-blegtorale shqiptare.
Shkolla Mihal Shahini është një nga vlerat e arsimit tonë që i jep mundësi të gjithë të rinjve, të cilët dëshirojnë dhe ëndërrojnë të jenë profesionistët e ardhshëm në fushën e agrokulturës shqiptare. Të rinjtë tanë mund të vijnë e të shkollohen me besim të plotë për një të ardhme të ndritur.
Vizioni
Shkolla jonë, “Mihal Shahini”, ka një vizion të qartë i cili nuk duhet të ndalojë përballë vështirësive që hasen përgjatë kohërave. Ne besojmë se duke ndërthurur qëllimet edukuese me dëshirën për dije, njerëzit mund të punojnë në harmoni brenda një fushe të fuqishme përparuese.
Vizioni ynë mbart një karakter demokratik dhe gjithpërfshirës. Brenda këndvështrimit tonë gjenden vlerat e sjelljes, besimit dhe veprimit të përbashkët të cilat kthehen në busull për praktikat që furnizojnë vendosmërinë tonë, dhe të ardhmes së shkollës.
Aktorët e përfshirë në këtë drejtim janë; që nga udhëheqësit e shkollës, mësimdhënësit, këshilli drejtues, këshilli i nxënësve, nxënësit vetë, prindësrit e deri tek përfshirja e komunitetit që na rrethon.
Ne jemi të bindur që shkolla duhet të afrohet me tregun e punës, të përgatisë profesionistët e ardhshëm në lidhje me kërkesat e tregut, të mbështesë dhe të furnizojë me prodhim komunitetin dhe të qëndrojë gjithnjë në zhvillim paralel me dryshimet teknologjike.
Bërthama e vizionit tonë, mbi të cilën ne synojmë të zhvillojmë edhe më lartë arsimin profesional, përqendrohet rreth shkollimit cilësor dhe bashkohor. Me anë të këtij parimi ne jemi të përkushtuar që të përgatisim studentët tanë drejt suksesit real në tregun e punësimit dhe vetëpunësimit, duke mbajtur gjithnjë si udhëzues cilësitë që kërkohen nga tregun rajonal dhe parametrat e tregut Evropian.
Ne do të përgatisim gjithmon profesionistët e ardhshëm të bujqësisë, blegtorisë dhe veterinarisë shqiptare me njohuritë më të arritura teorike, teknologjike dhe praktike.
Misioni
Shkolla jonë jo vetëm kujdeset për edukimin dhe zhvillimin e didaktikës por edhe nxit pjesëmarrjen e nxënësve në aktivitete, konkurse, praktika në sipërmarrje dhe vullnetarizëm për shoqërinë.
Misioni ynë përqendrohet në dhënien e mundësisë tek të rinjtë që të marrin dije profesionale të orientuar. Ne përkushtohemi tek gjetja e mënyrave dhe ndërtimi i një strukture që bën lidhjen e teorisë me praktikën, dhe mendojmë vazhdimisht si mundet këto procese të garantojnë punësimin e nxënësve mbas përfunsimit të shkollës.
Pikat mbi të cilat zhvillohet ky mision:
E ardhmja
E ardhmja mbështetet mbi metodat dhe filozofinë e kultivimit. Kultivimit të tokës, bimëve dhe të vetë jetës. Kultivuesit e kulturave bujqësore dhe kopshtare në treg përkthehen në planifikues, organizues dhe nxitës duke kryer punë që lidhen me rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore. Të gjitha proceset e punës së nevojshme për një zhvillim normal të kulturave, që nga procesi i mbjelljes deri tek ai i vjeljes së prodhimit – duke njohur mirë fazat rritëse, biologjinë e zhvillimit, dhe përdorimin e mjeteve apo makinerive bujqësore – janë gjithashtu procese zhvillimuese të vetë jetës sonë. Këta kultivues mund të punësohen në kompani, fermë apo edhe të vetëpunësohen. E ardhmja e njeriut është gjithon e lidhur ngushtë me bujqësinë dhe produktet ushqimore. Kjo gjë e bën shkollën profesionale një hallkë më se të rëndësishme brenda jetëgjatësisë së civilizimeve njerëzore.
Qasja jonë
Shkolla jonë ka mbarështruar planin e saj të qartë drejt zhvillimit më të mirë të arsimit profesional. Plan zhvillimor ky i cili e bën shkollën të transformohet ndryshe si model edukues dhe të afrohet më pranë nevojave të biznesit vendas.
Projekte dhe
bashkëpunime
Shkolla aktualisht ka marrëveshje bashkëpunimi me projektin: “Fuqizimi i të rinjve” (Save the Children 2015-2021) bashkëpunimi i cili përqëndrohet në disa fusha.
Alumni
(Nxënësit tanë)
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
John Doe
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
John Doe
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
John Doe
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.