Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Rrugëtimi
Profesional

Profesioni
dhe e Ardhmja

Fillimisht, në rrugëtimin professional luan rol vendimtar mësimdhënia, më pas cilësia e strukturës dhe planit didaktik. Këto janë hallkat kryesore të cilat ndikojnë në përmirësimin e rezultateve të nxënësit. Në vazhdim, rrugëtimi profesional i secilit nxënës mund të nis mbarë. E gjithë filozofia këtu ka të bëjë me përfshirjen e të gjithë elementëve ndikues dhe nxitës: burimet, mbështetja, prindërit, mësuesit dhe nxënësit.  

Në aspektin e shkollimit, marrëdhënia midis mësuesit dhe nxënësit është e një natyre reciproke. Mësuesit duke dhënë kuntributin e tyre për nxënësit, njëkohësisht kontribuojnë në zhvillimin dhe jetëgjatësinë e shkollës në të cilën punësohen.

Nga ana e tyre nxënësit, me anë të interesit për të mësuar, kontribuojnë jo vetëm në dijen e tyre por edhe në zhvillimin dhe mirëqënien e profesioneve, të cilat kanë gjithnjë nevojë për njerëz të ditur dhe me përvojë.

Në shkollë, ne, i kushtojmë vëmendje këshillimit dhe orientimit të nxënësve mbi të ardhmen mbas shkollës. Ky proces kalon nëpër filtrin e përvojave dhe këshillimeve nga mësuesit specialist të cilët janë burim për orientimin studimor apo profesional që nxënësit dëshirojnë të ndjekin në përfundim të cikleve didaktike.

Që të arrihet një e ardhme profesionale e qëndrueshme përqasja jonë kthehet njëkohësisht në busull për të gjithë.

Për sa më lart, çdo vendimmarrje e jona është në funksion të:

Prindërit luajnë rol të rëndësishëm tek kultivimi i dëshirës së fëmijës. Ata, gjithashtu, kanë nevojë për mbështetje tonë dhe informim mbi rrugëtimin që vajza/djali i tyre kanë zgjedhur të ndjekin. Ndërkohë që ne besojmë se prindërit duhet të përfshihen pjesërisht në aktivizimin e fëmijës në shkollë, nga ana tjetër nxënësit (fëmijët) janë parësor brenda çdo vendimarrje dhe projekti që ideohet gjatë studimit në shkollë. 

Lexo më shumë
Prindërit dhe nxënësit

Shkolla dhe veprmtaria e saj është e rrethuar nga një komunitet dhe banor apo biznese të cilët kthehen edhe në miq për ne. Në një fushë ku secili bashkëvepron në lidhje me tjetrin, miqtë dhe komuniteti janë në vëmendjen tonë të vazhdueshme. Ne jemi në dijeni se ata ndikojnë në mbarëvajtjen e shkollës siç edhe ne vetë ndikojmë në përmirësimin e jetës jashtë shkollës.

Lexo më shumë
Miqtë dhe komuniteti

Shkollë do të thotë përparim dhe zhvillim i pa ndërprerë gjatë gjithë jetës. Vetë jeta dhe praktikat e saj janë në një ndryshim të përhershëm, sidomos në aspektin teknologjik. Si pasojë, një shkollë e ka të nevojshme rishikimin dhe evoluimin e praktikave dhe kurrikulës studimore bashkë me metodologjitë didaktike të saj. 

Lexo më shumë
Zhvillimi i kurrikulave

Zhvillimi profesional është një nga pikat kyçe të misionit tonë si shkollë profesionale. Ne përpiqemi gjithnjë që nxënësit tanë të kenë rritje të shëndoshë të aftësive profesionale dhe zgjedhje për të ardhmen e tyre në aspektin e punësimit dhe karrierës. 

Lexo më shumë
Zhvillim Profesional

Projektet janë pjesë shumë e domosdoshme e një shkolle me karakter profesional. Projektet ndihojnë rritjen e nxënësit në dy drejtime: a) në përvojën individuale dhe b) në aftësimin e të bashkëpunuarit me të tjerë. 

Lexo më shumë
Zhvillimi i projekteve

Ne i kushtojmë shumë rëndësi orientimit për karrierë sepse nxënësit e kanë të nevojshme informacionin rreth tregut dhe mbështetjen e specialistëve të cilët njohin mirë punësimin, profesionet dhe fushën praktike ku bizneset operojnë, etj.

Lexo më shumë
Orientim për karrierën

E gjithë puna jonë nuk do të kishte kuptim pa mbështetjen e Bizneseve partnere dhe Partnerëve tjerë, të cilët na ndihmojnë në çdo hap tonin.

Mëso më shumë rreth Bizneseve Partnere

Mëso më shumë rreth Partnerëve Tjerë

Disa nga profesionet që mund të zgjedhim

Agronom

Operator Makinerie

Operator i Makinës së Qumështit

Blegtori

Veteriner

Bletari

Mbarështrues i Kafshëve

Agroekolog

Pyetje të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit apo edhe prindërit tanë!

Shkolla është gjimnaz profesional publik, në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKP).

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Ndërtesa e konviktit ndodhet ngjitur me shkollën, në kushte të mira banimi. Qëndrimi është në dhomë dyshe dhe PA PAGESË

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.

Nxënësit vijnë nga: Elbasani, Gramshi, Cërriku, Librazhdi, Peqini, Përrenjasi, Kuçova, etj.

Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj. 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

Diploma është e llojit të ndërthurur: diplomë e shkollës së mesme e shoqëruar me certifikatë maturanti dhe certifikatë të nivelit me kompetenca profesionale/suplementare.

Diploma njihet brenda dhe jashtë vendit, si një diplomë e studimeve të nivelit kolegj profesional. 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. 

• Në vitin e parë – 6 orë
• Në vitin e dytë – 12 orë
• Në vitin e tretë – 15 orë
• Në vitin e katërt – 6/9 orë

Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar. 

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Mihal Shahini"