Programi i Studimit në shkollë ndahet në tre kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.
Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në tre: Bujqësi, Teknologji Ushqimore dhe Veterinari. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me pёrpunimin e produkteve ushqimore”.
Teknologjia Ushqimore është drejtim i ri në shkollën tonë dhe ka strukturë 2+2 vite studimore.
Ky drejtim do të sjellë në praktikë përpunimin e produkteve të mishit, qumështit, verës dhe frutave e perimeve. Kërkesat e tregut për këtë drejtim janë të mëdha dhe në shkollën tonë do të gjeni të gjitha kushtet laboratorike për të marrë formim dhe kompetenca profesionale si Teknik të mesëm të përpunimit .
Niveli 2 (klasa 10-11)
- Gjuhë shqipe
- Letёrsi
- Gjuhë e huaj
- Gjuhë e huaj
- Matematikë
- Fizikë
- Kimi
- Shkencat sociale
- Histori
- Gjeografi
- Teknologji informimi e komunikimi
- Edukim fizik, sporte, shëndet
- Higjienë dhe mbrojtje mjedisi
- Kimi inorganike dhe analitike
- Mikrobiologji ushqimore
- Teknologji ushqimore dhe ftohje
- Kimi organike dhe ushqimore
- Procese, aparate dhe pajisje tё teknologjisё ushqimore
- Procese përgatitore për përpunimin e frutave dhe perimeve
- Procese përgatitore për përpunimin e brumrave
- Procese përgatitore për përpunimin e mishit
- Procese përgatitore për përpunimin e qumështit
- Procese përgatitore për prodhimin e pijeve
- Procese përgatitore për përpunimin e ujit për konsum
- Procese përgatitore për përpunimin e domates për
koncentrate - Procese përgatitore për prodhimin e miellit
- Procese përgatitore për prodhimin e vajit të lulediellit
- Procese përgatitore për përpunimin e ullirit
- Procese përgatitore për përpunimin e prodhimeve të detit
- Procese përgatitore për kontrollin e ushqimeve në laborator
Pyetje të shpeshta
Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!
Shkolla është gjimnaz profesional publik, në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKP).
Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç.
Ndërtesa e konviktit ndodhet ngjitur me shkollën, në kushte të mira banimi. Qëndrimi është në dhomë dyshe dhe PA PAGESË!
Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit, ka staf mësimor të përgatitur dhe profesional, ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laburatorë me paisje teknologjike të fundit.
Nxënësit vijnë nga: Elbasani, Gramshi, Cërriku, Librazhdi, Peqini, Përrenjasi, Kuçova, etj.
Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore
Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj.
Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.
Diploma është e llojit të ndërthurur: diplomë e shkollës së mesme e shoqëruar me certifikatë maturanti dhe certifikatë të nivelit me kompetenca profesionale/suplementare.
Diploma njihet brenda dhe jashtë vendit si diplomë e studimeve të llojit kolegj profesional.
Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.
Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës.
• Në vitin e dytë – 12 orë
• Në vitin e tretë – 15 orë
• Në vitin e katërt – 6/9 orë
Çdo nxënës që dëshiron të vazhdojë studimet Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.
Në çdo institucioni publik që kërkohet profesionist në lidhje me drejtimet në fjalë. Të hapësh biznes privat. Ushtrimin e vetëpunësimit në profilin e diplomuar.