Si të Regjistrohemi?
Orientim mbi regjistrimet
Në sekretarinë e shkollës ose në uebfaqen afishohen datat dhe oraret mbi regjistrimet në shkollë dhe për informacione të ndryshme.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:
- Dëftesë e klasës së 9-të
- Certifikatë familjare ose personale
- Formular regjistrimi
- Përcaktimi i drejtimit që kërkohet
Regjistrimi bëhet fizikisht ose online.
- Për regjistrim online, shikoni formën më poshtë.
Regjistrohuni Online
Rrugëtimi profesional
Në shkollë, ne, i kushtojmë vëmendje këshillimet dhe orientimit të nxënësve mbi të ardhmen mbas shkollës.
Ky proces kalon nëpër filtrin e përvojave dhe këshillimeve nga mësuesit specialist të cilët janë burim për orientimin studimor apo profesional që nxënësit dëshirojnë të ndjekin mbas përfundimit të cikleve didaktike. Që të arrihet një e ardhshme profesionale e qëndrueshme përqasja jonë kthehet njëkohësisht në busull për të gjithë.