Zyra Rajonale për Bashkëpunimi Rinor, e njohur si RYCO, është një organizatë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare e themeluar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet shkëmbimeve rinore (youth exchanges). Marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor u nënshkrua në Paris në 2016-tën, nga gjashtë kryeministrat në fuqi të rajonit, për të rritur dhe përforcuar bashkëpunimin mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, RYCO promovon pajtimin, tolerancën, paqen, bashkëpunimin dhe dialogun rajonal përmes mbështetjes dhe financimit të projekteve që bashkojnë të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i RYCO-s bazohet në mënyrë direkte në punën për një rajon më të mirë ku bashkëpunimi, paqja, dhe toleranca mbizotërojnë. Vizioni i RYCO-s bazohet në mbështetjen e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë e rajonit. Prandaj, për të arritur qëllimet e vendosura, RYCO mbështet organizatat e shoqërise civile dhe shkollat e mesme në rajon të cilat punojnë me dhe për të rinjtë, ndërmjet thirrjeve për projekt-propozime të cilat tërheqin ide inovative dhe rezultojnë në bashkëpunime shumë diverse.
Donatorët e Projektit
- Pjesëmarrje në konferencën e mbajtur në muajin tetor për aplikimin
- Korrespondenca me e-mail me zyrën e RYCO-s
- Ftesa në shkolla të ndryshme për tu bërë partnerë
- Pranimi i bashkëpunimit nga shkolla e mesme profesionale në Serbi (Sjenica)
- Hartimi i draft projektit nga të dyja palët
- Miratimi i projektit në muajin Dhjetor
- Trajnimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm (Dhjetor-Shkurt)
- Zbatimi i projektit Prill-Maj
- Shkolla të mesme publike
- Shkolla të mesme profesionale
- Kane aplikuar 311 shkolla të mesme në Shqipëri
- Fitues 11 shkolla në të gjithë Shqipërinë
Fituesit jane:
- Shkolla e mesme profesionale “Mihal Shahini”
- Shkolla e mesme profesionale “Salih Ceka”
- Shkolla e mesme profesionale “TIK Korçë”
- Shkolla e mesme “Ndre Mjeda”, Shkodër
- Gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë etj…
- Shkëmbimi do të ndodhë në muajin Maj dhe Qershor
- Exchange i parë do të kryhet në Sjenice, Serbi nga data 08/05/2022-15/05/2022 me aktivitete të ndryshme
- Në muajin Qershor mirëpresim Shkollën e mesme profesionale Agriciltural Technical school, Cërrik, Shqipëri nga data 05/06/2022-12/06/2022
- Kohëzgjatja e shkëmbimit është 6 ditë aktivitete në shkollë dhe 2 ditë në udhëtim në të dy vendet, Cërrik dhe Serbi.
- Vizitë në ambjentet e shkollës, të njohim njëri-tjetrin dhe vizitojmë qytetin e Cërrikut, Bashkinë si dhe kinemanë e qytetit.
- Së bashku mbjellim pemë dhe krijojmë kopeshtin në bazën didaktike të shkollës.
- Vizitojmë ferma në zonën e Cërrikut ku do të shijojmë ushqimin tradicional
- Vizitë në Belshin turistik, shijojmë natyren, shëtitje me varkë në liqen dhe piknik në Seferan.
- Shijojmë mëngjesin së bashku. Më pas vizitojmë shkollën speciale “Zëra Jete” ku do zhvillojmë aktivitete të ndryshme dhe mbështetëse.
- Njohim qytetin e Elbasanit, kulturën dhe traditën, duke vizituar qendrën, teatrin, muzeun etnografik, kalanë, kishën dhe xhaminë.
Koordinatorja e Projekteve: Ana Mino
Mësuese: Albana Dervishi
Nxënësit: Riela Disho, Esmeralda Muca, Silvana Upja, Xhensila Salla, Haki Elezi, Florjan Plaka, Niko Hazizi, Halim Venari, Ferdinand Haka, Gabriel Bylyku