Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Kopshtaqe

Brandi që identifikon prodhimet organike që kultivohet nga vetë shkolla. 

Çfarë është Kopshtaqe?

Ky është nrandi i shkollës që identifikon të gjitha produktet oragnike që kultivohen nga vetë shkolla.  

Përse themi organike?

Që një produkt ushqimor të jetë organik duhet vërtetë të jetë rritur pa pesticide sintetike, pa hormone të rritjes artificiale, pa antibiotik, pa plehëra kimik dhe pa modifikues gjenetik. 

Donatorët e Projektit

Cilat janë produktet?

Produktet që dalin nga Kopshtaqe janë ato të cilat mbillen edhe në kopshtin e shtëpisë si p.sh. qepë, hudhra, speca, etj. Nga kjo praktikë që ndiqet prej familjeve tona merr edhe emrin brandi ynë. 

Si veprojmë ne?
  1. Përdorim me përgjegjshmëri burimet e energjisë dhe të natyrës
  2. Mirëbajmë biodiversitetin
  3. Sigurojmë mbarëvajtjen e ekuilibrave rajonal ekologjik
  4. Ndikojmë në zgjerimin e pjellurisë së tokës
  5. Kujdesemi për cilësinë e ujit

 

Çfarë bëjnë fermerët organik?
  • Respektojnë kafshët dhe nevojat e tyre
  • Mbikëqyrin shëndetin e kafshëve dhe mirëqënien e tyre
  • Plotësojnë nevojat specifike të kafshëve
  •  Promovojnë ushqimin e freskët dhe të përpunuar në respekt me natyrën
Dyqani i shkollës

Shkolla ka një godinë të vogël të cilën e ka kthyer në dyqan për shitjen e produktve organike që kultivohen nga Kopshtaqe. Dyqani nuk është nisur me synim fitimprurës por përqendrohet tek aftësimi i nxënësve rreth menaxhimit të biznesit dhe të gjithë aspekteve të një biznesi. Në këtë dyqan nxënësit realizojnë orë praktike: marketing, bazat e sipërmarrjes, ligjisnmëri,kontabilitet, etj.

Shpërndaje këte Postim