Zhvillimi
profesional
Zhvillimi profesional
KREU VIII KURRIKULAT NË ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL
Neni 60
Kualifikimi i vazhduar i mësimdhënësve të kulturës së përgjithshme në ofruesit publikë të AFP-së
Kualifikimi dhe zhvillimi i vazhduar profesional (ZHVP) i mësimdhënësve të kulturës së përgjithshme rregullohet me udhëzimin përkatës të ministrisë përgjegjëse për arsimin.
Neni 62
Kualifikimi i vazhduar i mësimdhënësve të kulturës profesionale në ofruesit publikë të
AFP-së
- 1. Kualifikimi i vazhduar profesional i mësimdhënësve të kulturës profesionale rregullohet me udhëzimin të posaçëm të ministrit përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.
2. Kualifikimi i vazhduar i mësimdhënësve të kulturës profesionale fillon menjëherë pas kualifikimit fillestar.
3. Kualifikimi i vazhduar i mësimdhënësve të kulturës profesionale realizohet me shkallë kualifikimi dhe shoqërohet me certifikatat përkatëse.
4. Portofoli i kualifikimit të mësimdhënësit të kulturës profesionale plotësohet nga vetë mësim- dhënësi dhe përmban CV-në e mësimdhënësit, vetëvlerësimin, detyrat/punimet e kryera, shembuj të ditarit, materialeve mësimore, testeve etj., evidenca të veprimtarive trajnuese dhe vetëtrajnuese të kryera dhe certifikatat e fituara.
5. AKAFPK-ja është përgjegjëse për organizimin e kualifikimit të vazhduar të mësimdhënësve të kulturës profesionale.
6. Drejtoria e ofruesit të AFP-së dhe njësia e zhvillimit krijojnë kushtet e nevojshme që mësimdhënësit e kulturës profesionale të plotësojnë kërkesat dhe kryejnë procedurat për fitimin e shkallëve të kualifikimit, sipas udhëzimin përkatës të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.
7. Drejtoria e ofruesit të AFP-së përcjell në Drejtorinë Qendrore të AKPA-së listën dhe dokumentacionin e nevojshëm të mësimdhënësve që i nënshtrohen provimit për shkallët përkatëse të kualifikimit, për atë vit mësimor.
8. Drejtoria Qendrore e AKPA-së i përcjell AKAFPK-së listën e plotë të mësimdhënësve dhe dokumentacionin e kulturës profesionale nga të gjithë ofruesit publikë të AFP-së, të cilët do t’i nënshtrohen atestimit, sipas shkallëve të kualifikimit në vitin përkatës kalendarik.
9. Drejtoria e ofruesit të AFP-së dhe Drejtoria Qendrore e AKPA-së reflektojnë përkatësisht në dosjen personale të secilit mësimdhënës dhe në databazë rezultatet e arritjeve të atestimit.
Neni 63
Zhvillimi i vazhduar profesional (ZHVP) i mësimdhënësve në ofruesit e AFP-së
- 1. Të gjithë mësimdhënësit e kulturës profesionale kanë të drejtë të ndjekin veprimtaritë e ZHVP-së.
2. Njësia e zhvillimit është përgjegjëse për planifikimin dhe organizimin e ZHVP-së te mësimdhënësit e kulturës profesionale.
3. ZHVP-ja e mësimdhënësve të kulturës profesionale bazohet në analizën e nevojave profesionale të tyre.
4. Analiza e nevojave profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale kryhet me anë të vetëvlerësimit, vëzhgimeve në procesin mësimor dhe marrjes së opinionit të kolegëve dhe nxënësve/kursantëve.
5. Vetëvlerësimi kryhet nga vetë mësimdhënësi sipas një pyetësori të përgatitur nga njësia e zhvillimit.
6. Vëzhgimi i mësimdhënësve në procesin mësimor kryhet të paktën dy herë në çdo vit shkollor/kalendarik nga një komision i përbërë nga përfaqësues të drejtorisë dhe njësisë së zhvillimit.
7. Marrja e opinionit të kolegëve dhe nxënësve/kursantëve kryhet të paktën një herë në çdo vit shkollor/kalendarik nga njësia e zhvillimit.
8. Njësia e zhvillimit, pasi analizon të dhënat e mbledhura nëpërmjet vetëvlerësimit, vëzhgimeve në procesin mësimor dhe marrjes së opinionit të kolegëve dhe nxënësve/kursantëve, përgatit “planin e ZHVP-së së mësimdhënësve të kulturës profesionale”.
9. Plani i ZHVP-së përmban veprimtaritë e përbashkëta dhe individuale për ZHVP-të e mësimdhënësve të kulturës profesionale, si për aspektet pedagogjike, ashtu edhe për ato që lidhen me profesionin përkatës.
10. Drejtoria e ofruesit të AFP-së dhe njësia e zhvillimit mbështesin dhe mundësojnë realizimin e veprimtarive të përbashkëta dhe individuale për ZHVP-të e mësimdhënësve të kulturës profesionale.
11. Mësimdhënësit e kulturës profesionale evidentojnë në portofolin e kualifikimit të gjitha veprimtaritë e ZHVP-ve.
12. AKAFPK-ja mbështet metodologjikisht njësitë e zhvillimit për planifikimin dhe realizimin e ZHVP-ve të mësimdhënësve në ofruesit publikë të AFP-së.
Ana Mino
Koordinatore për zhvillim profesional
Koordinatori për zhvillimin e brendshëm të stafit në fillim të çdo viti shkollor nxjerr nevojat për kualifikime të stafit mësimor dhe harton planin vjetor në cilin përshkruhen qartë nevojat për kualifikim. Ky koordinator organizon trajnimet dhe kualifikimet vjetore për secilin anëtar mësimdhënës. Trajnimet organizohen në shkollë si trajnime të brendshme por edhe jashtë saj në qendra të akredituara për trajnimin dhe kualifikimin e ekipeve mësimore.