Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update
Kristian Zara

Kristian Zara

Artikull Shkrues - ETG

DREJTIMI PROFESIONAL DHE RËNDËSIA E PROFESIONEVE NË JETËN E NJERIUT

Njeriu ka qënë dhe do të jetë gjithmonë i lidhur me tokën-dheun dhe gjithçka merr jetë prej saj. Natyra është aty për të. Njeriu ka për detyrë të zhvillojë praktika të dobishme dhe të qendrueshme në mënyrë që ky aspekt të mbetet gjithnjë burim i pastër jetëgjatësie. Prandaj dhe shkollat apo strukturat arsimore të ndërtuara prej vitesh, siç është edhe drejtimi profesional, janë nga më të rëndësishmet në jetën dhe zhvillimin e shoqërive në botë.

Në Cerrik, diku pranë fushave të mbjellura dhe lulëkuqeve, ndodhet Shkolla Mihal Shahini. Kjo është një shkollë profesionale me drejtime në Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore. Në këtë shkollë nxënësit kanë mundësinë të mësojnë për bimët, kafshët, teknologjinë dhe të kultivojnë vetëveten duke u rritur profesionalisht. Mbështetja dhe nxitja drejt tregut, nga vetë mësuesit, është prioritet i strategjisë së planifikuar nga stafi drejtues.

Përse na duhen sot drejtimi profesional dhe vetë profesionet?

Profesioni dhe drejtimi arsimor profesional janë furnizues të njëri-tjetrit. Ato bashkëredin në linja paralele. Që të shkollohemi profesionalisht na nevojiten njerëz të cilët e ushtrojnë profesionin. Ndërsa, arsimi profesional mundëson pergatitjen e profesionistëve të ardhshëm.

Të gjithë e kemi të nevojshëm ushqimin. Në çdo aspekt të së uqshyerit është e rëndësishme që i gjithë zinxhiri prodhues dhe furnizues të jetë i kontrolluar dhe në cilësinë më të lartë në mënyrë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të zhvillohen qëndrueshëm, larg dëmtimit prej prodhimeve ushqimore të dëmshme. Shpesh herë, kur shkojmë në markatë dhe bejmë pazaret tona, i kushtojmë rëndësi produktit ku rritet, si rritet dhe si mbërrin deri tek shporta jonë. Pyesim për vlerat, për ndikimet dhe shijet e frutave, perimeve, bulmetit, mishit, etj. Të gjitha këto janë shqetësime dhe kërkesa më se njerëzore dhe të domosdoshme. Në këtë mënyrë kuptojmë renditjen e hallkave dhe për proceset të cilat në vetëvete janë ato që krijojnë gjithashtu profesionet. Që të arrihet jo vetëm cilësia por më shumë mbarëvajtja e gjithë sferës, elementëve dhe pjesëve të tregut që na furnizon me produkte ushqimore na nevojiten njerëz të aftë, të ditur dhe profesionist në fushat e tyre. Profesionet që krijohen nga këto hallka janë më se të domosdoshëm në jetën dhe për mirëqënien e njerëzimit dhe civilizimeve të tij. Nëse nuk kemi: bujk profesionist nuk do të mund të ushqehemi me produkte të cilat mbartin vlera ushyese të dobishme; nëse mungojnë veterinerë të ditur në fushë nuk do të mund të kemi kafshë të cilat mund të konsumohen prej njeriut pa i shkaktuar dëme në shëndet, e kështu me rradhë për çdo profesion.

Përse duhet dikush të studiojë në shkollën profesionale?

Si fillim, një shkollë profesionale përmbledh brenda kurrikulës së saj një program të ndërtuar enkas për drejtimet profesionale, në përqasje me nevojat e fushës dhe përqendrim të plotë mbi zhvillimin e nxënësve dhe të ardhmes së tyre. Në shkollë mësohet rreth teorisë e cila vihet në praktikë me anë të eksperimenteve dhe laboratorëve të shkollës, p.sh. shkolla Mihal Shahini është e kompletuar me mjedise studimi, praktike dhe laboratorik. Metodat didaktike janë të standarteve të fundit dhe mesuesit janë profesionist të kualifikuar në fushën e tyre. Shkolla profesionale të jep mundësinë të marrësh edhe këshillim apo orientim drejt studimeve të mëtejshme. Në shkollën profesionale secli ka mundësinë të nis drejtpërdrejtë rrugëtimin e tij profesional, të përqendrohet tek fusha profesionale që ka zgjedhur dhe të kriojë vetëbesim në çdo sipërmarrje në lidhje me fushën përkatëse.  

Çfarë pritshmërish duhet të kem pasi të mbaroj shkollën!

Ka shumë veterinerë apo edhe mikrobiologë ushqimorë të cilët kanë përfunduar studimet në një shkollë profesionale. Dikush merret me bletari, dhe dikush tjetër ka hapur laboratorin e tij privat. Shkolla të përgatit jo vetën mbi drejtmin e zgjedhur.

Mbasi të kesh marrë njohuritë mbi fushën e ndjekur, të kesh eksperimentuar dhe praktikuar përreth profesionit që dëshiron të ushtrosh në të ardhmen, të jesh përfshirë në projekte dhe bashkëpunime me organizata apo biznese jashtë  shkollës, ti je gati për të nisur një biznes tëndin. Për më tepër, dikush mund të ndjekë studime të larta dhe më të specializuara (sipas dëshirës), të punësohet në institucione si specialist i fushës, të ndjekë rrugëtimin e mësimdhënies apo edhe të punësohet në një shtet tjetër sepse Diploma e shkollës njihet edhe jashtë vendit.

Së fundi, ti ke marrë njohuri të plota për karakterin dhe filozofinë e didaktikës së shkollës profesionale. Je njohur nga afër p.sh. me Shkollën Profesionale Mihal Shahini, dhe për jetën edukative brenda dhe jashtë mjedisit të saj. Përcille këtë njohuri tek të gjithë! Tregoju përse është e rëndësishme kjo shkollë dhe përse profilizimi është i domosdoshëm në sistemet e jetës sonë. Përgatitja profesionale rritet ndryshe nëpërmjet mësimit të zgjedhur. Bëj me dije të gjithë, njerëz, prindër, biznese, etj. që, nëse duam të kujdesemi për jetën është e nevojshme të kalojmë medoemos nëpërmjet edukimit, të kultivojmë dijet tona dhe të rrisim ndjeshmërinë ndaj nevojave të bujqësisë dhe tokës në veçanti.

Shpërndaje këtë artikull

Facebook
LinkedIn

Lexoni më tepër në faqen kryesore të blogut dhe njoftimeve