Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Intervistë

Marrur nga Agro Natyra, 6 Qershor 2017
Intervistë me Sandri Xhambazi, të kompanisë Ovvital.
14/06/2022

Si të Ushqeni dhe Vaksinoni Shpendët për Vezë Cilësore

Veza mban doktorin larg, jo molla. Departamenti i Agrikulturës së SHBA e fut në kategorinë e mishit, në piramidën ushqimore

Veza bën pjesë në listën e 10 Super ushqimeve dhe jo pa arsye!

E verdha e vezës, por edhe e bardha e saj përmbajnë një sasi të lartë proteinash dhe koline, duke u përdorur gjerësisht në recetat e gatimit. Për shkak të përmbajtjes në sasi të mëdha të proteinave, Depar Tamenti i Agrikulturës së SHBA-së i fut vezët në kategorinë e mishit, në piramidën ushqimore. Pra, vezët përmbajnë një varietet të gjerë elementësh ushqyes si koline, vitamin A, D, fotolate, hekur dhe zink. Nëse ju nuk konsumoni vezë, humbisni pikërisht këto elementë, mungesa e të cilave sjellin pasoja për sëmundje. Gjithsahtu, miti se veza “të mbyt” në kolesterol ka rënë shkencëriisht dhe është vërtetuar se benefitet e vezës janë të jashtëzakonshme për shëndetin e njeriut. Madje, edhe shprehja e famshme se “një mollë në ditë mban larg doktorin tashmë ka ndryshuar “një vezë në ditë, mban larg doktorin. Sigurisht, duhet të jetë veze organike, siç ka për shembull kompania Ovvital – ne e kemi shpjeguar pak në “Agronatyra” dhe do t’a sqarojmë edhe më me detaje në numrat e ardhshëm, pse fjala organike nuk është mirëfilli ajo që prodhohet nga kopshti dhe fshatari dhe abuzimi që bëhet me këtë fjalë. Organike janë edhe prodhimet e fermave moderne, mjafton që lënda e parë të jetë e tillë [pjesërisht e vërtetë: lexo për kriteret që një produkt të quhet organik]. Kompania “Ovvital”, nëpërmjet kësaj interviste me z.Sandri Xhambazi, na orienton drejt sekreteve të vogla të të prodhuarit në mënyre organike, por që bëjnë diferencë të madhe në sasi, siguri dhe shije. Një intervistë për të mos u humbur si nga konsumatori, ashtu edhe nga fermerët, të cilët mund të mësojnë skemat më të mira të ushqimit dhe vaksinave të shpendëve, në mënyrë që vezët të dalin me standard maksimal.

Në çfarë viti është krijuar "Ovvital dhe cila është "filozofia" bazë e saj?

Krijimi i pularisë “Ovvital” ka filluar aktivitetin që në vitin 2000. Aktiviteti shtrihet në drejtimet e prodhimit dhe të tregtimit brenda edhe jashtë vendit, me produktin veze e shpendeve, për konsum të feskët dhe industrinë ushqimore. Dialogu ynë i vazhdueshëm me natyrën është respektimi i të gjitha parimeve të saj, ambjentit, shoqërisë dhe konsumatorit.

Ku bazohet garancia e produktit të vezës Ovvital?

Do t’a bazoja në 5 shtylla kryesore:
1. Cilësia dhe freskia e vazhdueshme e siguruar nëpërmjet sistemit të menaxhimit të cilësisë të certifikuar në bazë të standardit ndërkombëtar ISO 9001-2000.
2. Higjena dhe karantina rigoroze veterinare, të certifikuara në bazë të normave ndërkombëtare të sigurisë ushqimore HACR. Ndaj garantojmë një produkt gjithmonë cilësor dhe të sigurt për konsumatorët e të gjitha moshave.
3. Një sistem i suksesshëm vaksinimi që përfshin vaksinat më të mira në shkalle botërore (Intervet), i ndërtuar në përputhje me situatën epidemiologjike në Shqipëri.
4. Ushqime me përmbajtje tërësisht natyrale, me receta të përshtatshme me nevojat dhe kërkesat e shpendëve në bazë të moshës, peshës trupore dhe prodhimit.
5. Investimet e vazhdueshme në drejtimin e teknologjisë, ka bërë që së fundmi, në Shqipëri, të kemi teknologjinë më bashkëkohore të Evropës – Big Doutchman. Një teknologji e aplikuar vite me radhë dhe së fundmi me ndërtimin e pularisë së re në Dhjetor 2016, me kushte ideale për mirëqenien e Pulave.

Në Shqipëri operojnë disa kompani të mëdha prodhuese si Ovvital, Veza e Mëngjesit, Aiba, Veza e Reas, Elvisi, etj. Përse mes tyre ju theksoni se dallon Ovvital?

Midis tyre dallohet kompania Ovvital, sepse menaxhon me një nivel mjaft të lartë tekniko-shkencor komplekset e rritjes së zogjve dhe të prodhimit të vezëve. Në këtë kompleks, zbatohet një teknologji e avancuar e të ushqyeri dhe mbarështimi, çka e ka bërë një kompani lider, si në prodhimin e zogave, ashtu edhe në realizimin e rendimenteve të larta të krahasueshme në rang botëror. Në sajë të kësaj pune menaxhuese dhe të teknikës, kompania Ovvital prodhon vezë të një cilësie të lartë dhe me vlera ushqyese të plota, duke e bërë atë mjaft të kërkuar nga konsumatori shqiptar. Duhet të kemi parasysh se blegtoria shqiptare është në një zhvillim që kërkon njohuri shkencore të avancuara për të arritur të shfrytëzohen të plota kapacitetet prodhuese të saj. Një nga këto degë, dhe që është më e rëndësishmja, është ajo e prodhimit ë vezëve. Ky sektor ka arritur që për një periudhë të shkurtër kohe jo vetëm të plotësojë kërkesat e konsumatorëve brenda vendit, por edhe në vendet e rajonit e BE-së. Shqipëria është një vend evropian dhe padyshim, që një ditë do të bëhet pjesë e hapësirës së përbashkët të BE-së.

Ky bashkim me BE-në do të ketë të mirat e saj, por besoj edhe pasoja, apo jo?

Dalim sërish tek ajo që po e theksoja më lart. Përveç të mirave që do te sjelle ky bashkim me BE, ai do të rrisë edhe konkurencen prodhuese, e cila nuk mund të përballohet, në rast se kjo industri nuk është e përgatitur për t’i bëre ballë nga ana teknike, teknologjike dhe menaxhuese. Çelësi i suksesit është hartimi dhe menaxhimi i mirë i racioneve ushqimore, i skemës së vaksinimit nga dita 1 deri në javën e 17, mosha e cila përkon me fazën parapërgatitore për pjelljen e vezës së parë. Rëndësi e veçantë i kushtohet plotësimit të kërkesave teknike në të ushqyer, me qëllim arritjen me çdo kusht të peshës standard, si një kusht kryesor për një prodhimtari të mirë, para fillimit të maturitetit seksual dhe kohës së pjelljes së parë.

Pra, cilat janë shtyllat e suksesit për fermerët, sa u përket shpendëve?

Kujdesi që fermerët duhet të tregojně në suksesin e punës së tyre, lidhet ngushtë me dy faktorë kyç, si të ushqyerit, masat profilaktike edhe një skemë vaksinimi, e hartuar në bazë të situatës epidemiologjike të zonës ku jeton. Specifikimi i racioneve ushqimore bazohet në njohjen e mirë të përbërësve ushqimore, në rast të kundërt, kur ingredientët e përdorur nuk njihen mirë, është e domosdoshme të bëhen llogaritje qe t’u përafrohen sa më shumë treguesve realë, sidomos tretshmërisë së aminoacideve.

Nr.

1

2

3

4

5

6

7

8

Një shembull i hartimit të skemës së vaksinimit

Dita

12

16

23

28

45

55

65

105

Vaksina

Clon – 30+ MA 5

Gumboro D-78

Gumboro E-228

Clon -30+ 1B 491

DUE + Pos

Mykoplazmoza

Laringotrakeit

Tre Valente (IB+ND+EDS)

Shembull i mirë ushqimi, në tre faza, në mosha të ndryshme

Nga mosha 0 deri 5 javësh:

  1. Misër = 590 kg
  2. Soja = 360 kg
  3. Vaj = 15 lt
  4. Karbonat = 20 kg
  5. Premix = 15 kg

Nga mosha 0 deri 5 javësh:

  1. Misër = 630 kg
  2. Soja = 270 kg
  3. Lule Dielli = 60 kg
  4. Karbonat = 20 kg
  5. Vaj = 5 lt
  6. Premix = 15 kg

Nga mosha 11 javëshe deri 16 javësh:

  1. Misër = 630 kg
  2. Soja = 170 kg
  3. Lule Dielli = 70 lt
  4. Karbonat = 20 kg
  5. Vaj = 5 lt
  6. Hime = 90 kg
  7. Premix = 15 kg

Nga mosha 16 javëshe deri 5% prodhim vezësh:

  1. Misër = 590 kg
  2. Soja = 210 kg
  3. Lule Dielli = 70 kg
  4. Vaj = 15 lt
  5. Karbonat = 20 kg
  6. Hime = 50 kg
  7. Premix = 12.5 kg

Shpërndaje këtë artikull

Facebook
LinkedIn

Lexoni më tepër në faqen kryesore të blogut dhe njoftimeve