Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Njoftime

Shkolla me Dyer të Hapura - Mihal Shahini, Cërrik

Të shtunën, 28 Maj 2022, shkolla profesionale “Mihal Shahini” në Cerrik të qarkut Elbasan, organizoi një aktivitet i cili kishte për qëllim zgjerimin e emrit të shkollës në publik, ndërgjegjësimin e të rinjve e familjeve të tyre dhe promovimin e shkollës. I gjithë qëllimi në tërësinë e tij ka për bazë nxjerrjen në sipërfaqe të rëndësisë dhe kuptueshmërisë që një shkollë profesionale ka në jetët tona, në treg dhe në tryezat e familjeve shqiptare.

Në këtë aktivitet, prania e një publiku të gjerë të rrethinave dhe të atyre që kishin ardhur nga Elbasani, Tirana, Librazhdi, etj., u prezantuan mënyrat e qasjes së didaktikës së shkollës, misioni i shkollës dhe qëllimet e së ardhmes. Të pranishmit u njohën me ndërtesën e shkollës, laboratorët, arën dhe kopshtet ku kultivohen produkte organike. Për më tepër, në këtë ditë prindërit dhe nxënësit e ardhshëm morën informacion mbi regjistrimin dhe profesionet që nxënësit mund të punësohen në përfundim të studimeve.

Video, aktiviteti Shkolla me dyer të hapura, 28 Maj 2022

Temat më të rëndësishme rreth së cilave u diskutua në këtë aktivitet ishin:

  • Procesi i regjistrimit
  • Përmbajtja didaktike kurrikulare
  • Praktikat dhe projektet
  • Progresi profesional
  • Grantet dhe bashkëpunimet
  • Praktika në mjedise biznesi apo punë të ndryshme
  • Profesionet dhe rëndësia e tyre në jetën e njeriut
  • Përse të rinjtë duhet të merren me bujqësi, veterinari dhe kultivim
  • Bashkëpunime dhe mbështetje për zhvillimin e rinisë sonë

Foto, aktiviteti Shkolla me dyer të hapura, 28 Maj 2022

Kthehuni në faqen kryesore të njoftimeve