Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Pyetje të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!

Shkolla është gjimnaz profesional publik, në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKP).

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Ndërtesa e konviktit ndodhet ngjitur me shkollën, në kushte të mira banimi. Qëndrimi është në dhomë dyshe dhe PA PAGESË

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit, ka staf mësimor të përgatitur dhe profesional, ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laburatorë me paisje teknologjike të fundit.

Nxënësit vijnë nga: Elbasani, Gramshi, Cërriku, Librazhdi, Peqini, Përrenjasi, Kuçova, etj.

Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj. 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

Diploma është e llojit të ndërthurur: diplomë e shkollës së mesme e shoqëruar me certifikatë maturanti dhe certifikatë të nivelit me kompetenca profesionale/suplementare.

Diploma njihet brenda dhe jashtë vendit si diplomë e studimeve të llojit kolegj profesional. 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. 

• Në vitin e parë – 6 orë
• Në vitin e dytë – 12 orë
• Në vitin e tretë – 15 orë
• Në vitin e katërt – 6/9 orë

Çdo nxënës që dëshiron të vazhdojë studimet Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

Në çdo institucioni publik që kërkohet profesionist në lidhje me drejtimet në fjalë. Të hapësh biznes privat. Ushtrimin e vetëpunësimit në profilin e diplomuar. 

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Mihal Shahini"