Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Nxënësit

Cilët mund të jenë Nxënësit tanë?

Në zbatim të Udhëzimit 14 datë 27.05.2020

KREU V

PRANIMI, PROCEDURAT E REGJISTRIMIT DHE TRANSFERIMIT NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Neni 16
Pranimet në arsimin e mesëm profesional

  1. Ofruesit e AFP-së, të cilët ofrojnë arsim të mesëm profesional, pranojnë nxënës nga të gjitha shkollat e arsimit bazë, pavarësisht zonës
  2. Në ofruesin e AFP-së, në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç dhe lejohen të ndjekin shkollën deri në moshën 22 vjeç.
  3. Në arsimin e mesëm profesional nxënësit pranohen pa
  4. Kur në një ofrues të AFP-së ka kërkesa më të mëdha se numri i nxënësve të planifikuar, nxënësit përzgjidhen sipas mesatares së notave të dëftesës së arsimit bazë, të rrumbullakosur me një shifër pas presjes dhjetore. Në raste të veçanta, drejtoria e ofruesit të AFP-së përcakton kuota bazuar në kritere të posaçme, në bazë të prioriteteve dhe objektivave të planit afatmesëm.

Për të përcaktuar kuotat brenda numrit të nxënësve të planifikuar për pranime në klasën e 10- të, drejtoria e ofruesit të AFP-së i konsulton dhe i miraton në bordin drejtues.

Neni 17
Procedurat e regjistrimit në arsimin e mesëm profesional

  1. Ofruesit e AFP-së publikojnë në mjediset e jashtme dhe në faqen e internetit, një muaj para fillimit të regjistrimeve, këto të dhëna:
    a) numrin e pranimeve të reja;
    b) afatet për paraqitjen e kërkesës për regjistrim;
    c) datat e regjistrimeve
  2. Regjistrimi i nxënësit në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional bëhet me deklaratën tip të plotësuar nga personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, sipas shtojcës 5 të këtij udhëzimi. Kur një nxënës nuk paraqitet brenda 5 ditëve nga fillimi i vitit shkollor për shkaqe të pajustifikuara, nxënësi tjetër, sipas radhës në listë, gëzon të drejtën e
  3. Dokumentacioni që duhet të paraqitet në sekretarinë e shkollës për regjistrim është:
    a)fotokopje e noterizuar e dëftesës së arsimit bazë;
    b) kërkesë me shkrim për drejtimin mësimor që do të ndjekë.
  4. Regjistrimi i nxënësit në nivelin arsimor pasardhës, brenda strukturës arsimore, bëhet nëpërmjet dokumentacionit bazë, që ofruesi i AFP- së disponon për këtë nxënës.

Neni 123
Të drejtat e nxënësit

Në përputhje me nenin 61, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nxënësi në arsimin e mesëm profesional ka të drejtë:
a) të kryejë veprimtarinë e tij në ofruesin e AFP- së në kushte të qeta e të sigurta për jetën dhe shëndetin;
b) t’i sigurohet nga institucioni, shërbim arsimor cilësor dhe zhvillim profesional, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit;
c) të trajtohet me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme, pa presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminim, pa dhunë;
d) të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij;
e) të marrë pjesë në praktikën profesionale, sipas kushteve dhe parashikimeve ligjore përkatëse;
f) t’i merren parasysh kërkesat e tij për drejtimin mësimor dhe profilin e kërkuar, bazuar në kriteret e përcaktuara nga institucioni;
g) të informohet gojarisht dhe me shkrim se ku duhet të drejtohet në rast të shkeljes së të drejtave të tij;
h) të zgjidhet e përfaqësohet në organe të brendshme të ofruesit të AFP-së, si: qeveria e nxënësve, këshilli i etikës apo bordi drejtues;
i) të përfitojë nga shërbimet që ofrohen nga NJZH-ja.

Neni 124
Detyrat e nxënësit

Në përputhje me nenin 61, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nxënësi në arsimin e mesëm profesional ka për detyrë:

a) të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe punonjësve të ofruesve të AFP-së;

b) të respektojë të rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe nga punonjësit e ofruesit të AFP-së;

c) të mirëmbajë pajisjet, mjetet dhe veglat e punës, gjatë përdorimit të tyre në ambientet e praktikave profesionale;

d) të paraqitet me uniformë profesionale, në ambientet e praktikave;

e) të përgatitet rregullisht për mësim;

f) të frekuentojë rregullisht procesin mësimor;

g) të respektojë rregulloren e brendshme të institucionit;

h) të kontribuojë për mbarëvajtjen dhe suksesin shkollor të shokëve dhe të shoqeve të tij;

i) të zgjidhet dhe të përfaqësohet në qeverinë e nxënësve dhe organe të tjera, sipas legjislacionit në fuqi.

- Nxënësit tanë vijnë nga rrethe të ndryshme dhe kanë të drejtë të zgjedhin drejtimin që preferojnë.

- Nxënësit që regjistrohen në AP i nënshtrohen të gjitha formave të edukimit që citon legjislacioni mbi arsimin parauniversitar.

- Nxënësit që zgjedhin AP i nënshtrohen provimeve të pjekurisë me kushte të njejta me çdo nxënës që ndjek arsimin e mesëm.

- Nxënësit i nënshtrohen maturës shtetërore.

- Nxënësit mund të aplikojnë për universitet si çdo nxënës që perfundon arsimin e mesëm.