Qeveria e nxënësve
Qeveria e nxënësve
Neni 126
Qeveria e nxënësve të shkollës
Në ofruesit e AFP-së, të cilët ofrojnë arsim të mesëm profesional funksionon qeveria e nxënësve, veprimtaria e së cilës rregullohet me udhëzim të posaçëm të ministrit përgjegjës për arsimin, sipas nenit 36, pika 1, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Albana Qorri
Mësuese përgjegjëse për Qeverinë e nxënësve
Qeveria e nxënësve është një strukturë e pavarur e cila krijohet me votim të fshehtë nga nxënësit dhe përbehet nga senatorët e çdo klase. Kjo strukturë përcjell të gjitha problematikat, propozimet e saj në drejtorinë e shkollës dhe është një nga organizmat më të rëndësishëm në shkollë e cila ndikon në rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
Në këtë strukturë caktohet një mësues përgjegjës i cili monitoron mbarëvajtjen dhe zbatimin e detyrave të qeverisë së nxënësve. Qeveria e nxënësve zgjidhet çdo vit dhe presidenti i shkollës propozon tek drejtori çdo ide apo kërkesë që paraqitet në Qeverinë e nxënësve.