Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Drejtimet

Programi i Studimit në shkollë ndahet në tre kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit  profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.

Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në tre: Bujqësi, Teknologji Ushqimore dhe Veterinari. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.

Veterinaria është pjesë e shkencës e cila ka të bëjë me kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve, duke nisur nga kujdesi bazë e deri tek reflektimi psikologjik i ndërhyrjeve kirurgjikale të ndërthurura. 

Struktura e profilit në shkollën tonë është e llojit teori dhe praktikë me përqendrim të madh mbi drejtimin profesional të secilit nxënës. Studimet janë të orientuara mbi strategjinë e zgjidhjes së problemeve, me mësimdhënie ndërvepruese dhe punë të përqendruar brenda laboratorëve të shkollës. Përgjatë studimit të rinjtë e shkollës kanë mundësi të ndërveprojnë dhe të përthithin njohuri të vlefshme prej stafit dhe mësuesve tanë profesionist.

Klasa 10-13

Lëndët e Përgjithshme
  1. Gjuhë shqipe
  2. Letërsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Kimi
  8. Biologji
  9. Shkenca sociale
  10. Histori
  11. Gjeografi
  12. Teknologji informimi e komunikimi
Lëndët Profesionale
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  3. Bujqësi e përgjithshme
  4. Zoohigjienë
  5. Anatomi dhe fiziologji
  6. Mbarështimi i kafshëve bujqësore
  7. Mikrobiologji veterinare
  8. Patologji
  9. Kirurgji veterinare
  10. Propiodeutikë
  11. Riprodhimi i kafshëve
  12. Farmakologji
  13. Parazitologji
  14. Kontroll blegtoral
Praktikë Profesionale
  1. Të ushqyerit e kafshëve bujqësore
  2. Kujdesi për higjienën e kafshëve
  3. Dezinfektimi i stallave dhe i territoreve jashtë saj
  4. Mjelja e kafshëve
  5. Përcaktimi i organeve të brendshme te kafshët
  6. Fiksimi i kafshëve të kategorive të ndryshme
  7. Përdorimi i veglave të thjeshta kirurgjikale
  8. Kryerja e injeksioneve te kafshët
  9. Diagnostikimi i sëmundjeve me metoda të ndryshme
  10. Mjekimi i plagëve të ndryshme te kafshët
  11. Përgatitja e strisheve
  12. Kujdesi për kafshët gjatë dhe pas pjelljes
  13. Diagnostikimi i helmintozave në kafshët e gjalla dhe të therura
  14. Përgatitja e formave të ndryshme farmaceutike
  15. Vaksinimi i kafshëve dhe shpendëve për sëmundjet infektive
  16. Mjekimi i mastiteve në kafshë
  17. Mjekimi i sëmundjeve të aparatit tretës
  18. Kontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore me prejardhje shtazore
  19. Dehelmentizimi i kafshëve me sëmundje parazitare
  20. Vlerësimi i materialit biologjik të kafshës
Praktikë prof. me Zgjedhje
  1. Përgatitja me krahë e barit të thatë
  2. Dezinsektimi dhe deratizimi i mjediseve
  3. Asgjesimi i kafshëve të ngordhura.
  4. Përcaktimi i shenjave të afshit te kafshët
  5. Zbatimi i profilaksië kundër sëmundjeve infektive
  6. Mjekimi i organeve gjinore te lopët
  7. Mjekimi i kafshëve dhe shpendëve me ektoparazitë
  8. Inseminimi artificial i lopëve me metodën rektocervikale

Pyetje të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!

Shkolla është gjimnaz profesional publik, në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKP).

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Ndërtesa e konviktit ndodhet ngjitur me shkollën, në kushte të mira banimi. Qëndrimi është në dhomë dyshe dhe PA PAGESË

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.

Nxënësit vijnë nga: Elbasani, Gramshi, Cërriku, Librazhdi, Peqini, Përrenjasi, Kuçova, etj.

Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj. 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

Diploma është e llojit të ndërthurur: diplomë e shkollës së mesme e shoqëruar me certifikatë maturanti dhe certifikatë të nivelit me kompetenca profesionale/suplementare.

Diploma njihet brenda dhe jashtë vendit, si një diplomë e studimeve të nivelit kolegj profesional. 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. 

• Në vitin e parë – 6 orë
• Në vitin e dytë – 12 orë
• Në vitin e tretë – 15 orë
• Në vitin e katërt – 6/9 orë

Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar. 

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Mihal Shahini"

Nxënës gjatë praktikës profesionale në drejtimin veterinari