Ky është nrandi i shkollës që identifikon të gjitha produktet oragnike që kultivohen nga vetë shkolla.
Që një produkt ushqimor të jetë organik duhet vërtetë të jetë rritur pa pesticide sintetike, pa hormone të rritjes artificiale, pa antibiotik, pa plehëra kimik dhe pa modifikues gjenetik.
Donatorët e Projektit
Produktet që dalin nga Kopshtaqe janë ato të cilat mbillen edhe në kopshtin e shtëpisë si p.sh. qepë, hudhra, speca, etj. Nga kjo praktikë që ndiqet prej familjeve tona merr edhe emrin brandi ynë.
- Përdorim me përgjegjshmëri burimet e energjisë dhe të natyrës
- Mirëbajmë biodiversitetin
- Sigurojmë mbarëvajtjen e ekuilibrave rajonal ekologjik
- Ndikojmë në zgjerimin e pjellurisë së tokës
- Kujdesemi për cilësinë e ujit
- Respektojnë kafshët dhe nevojat e tyre
- Mbikëqyrin shëndetin e kafshëve dhe mirëqënien e tyre
- Plotësojnë nevojat specifike të kafshëve
- Promovojnë ushqimin e freskët dhe të përpunuar në respekt me natyrën
Shkolla ka një godinë të vogël të cilën e ka kthyer në dyqan për shitjen e produktve organike që kultivohen nga Kopshtaqe. Dyqani nuk është nisur me synim fitimprurës por përqendrohet tek aftësimi i nxënësve rreth menaxhimit të biznesit dhe të gjithë aspekteve të një biznesi. Në këtë dyqan nxënësit realizojnë orë praktike: marketing, bazat e sipërmarrjes, ligjisnmëri,kontabilitet, etj.