Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Qasja Jonë

Arsim dhe
Profesionalizëm

Që prej vitit 2016 kemi kuptuar që gjithëpërfshirja sjell risi dhe zhvillim të vlefshëm për shkollën. Për këtë arsye ne i kemi dhënë vetes detyra dhe përgjegjësi të reja nëpërmjet të cilave mund të arrihen rezultate e nevojshme. Për ne kjo është një frymë e re dhe energji e nevojshme për t’u shpenzuar në përparimin praktik dhe konkret të shkollës sonë. 

Ditët e sotshme shkolla jonë ka mbarështruar planin e saj të qartë drejt zhvillimit më të mirë të Arsimit Porfesional. Plan zhvillimor ky i cili e bën shkollën të transformohet ndryshe në modelet didaktike dhe afrimin drejt karakterit të biznesit.  

Përqasja strategjike edukuese e shkollës lidhet me parimet e respektit, vlerave, bashkëpunimit dhe udhëheqjes së përbashkët. Secili pjesëtar i shkollës ka vlerë dhe rëndësi në vendimarrje, ndërsa nxënësit mbështeten në zhvillimin e mendësinë përparimtare duke hyrë në proceset demokratike. Thënë shkurt, ky është një process prej dialogu aktiv. Pjesëmarrja e të gjithëve është busulla jonë.

Parimet e Shkollës

​Nëse duam të ecim me hapin e kohës dhe cilësitë e kërkuara prej tregut dhe nevojave të sotshme, ne besojmë që t’i përmbahemi rregullisht parimeve është filozofia që na çon drejt suksesit jo vetëm si shkollë por edhe si sektor në mësimdhënie. Kështu që ne do qëndrojmë në përpikmëri me:

01

Zbatim i rreptë i legjislacionit mbi Arsimin dhe Formimin Profesional

02

Funksion i drejtpërdrejtë i të gjithë organizmave në shkollë

03

Mbështetje dhe Dëgjim i këshillit social-psikologjik i shkollës

04

Raporte të vazhdueshme te bordi drejtues dhe përkushtim për zgjidhje të shpejta

05

Staf profesional & i kualifikuar, përmbushje e mësimdhënies cilësore

06

Plotësimi i bazës materiale, didaktike & praktike, infrastrukturë, laborator të kohës

07

Menaxhim i përqendruar tek kërkesat dhe nevojat e nxënësit

08

Bashkëpunim në kërkime shkencore

09

Vëmendje të pandërprerë për rritjen e qëndrueshme profesionale

Nëse dëshironi më shumë informacion për shkollën, projektet, bashkëpunimet, vizionin dhe misionin