Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Orientim për
karrierën

Orientim për karrierën

Neni 93
Detyrat e njësisë së zhvillimit për orientimin në karrierë të nxënësve/kursantëve

Për realizimin e funksionit të orientimit dhe këshillimit për karrierë të nxënësve/kursantëve të ofruesit të AFP-së, njësia e zhvillimit, nëpërmjet koordinatorit përkatës:

a) sigurohet që kandidatët për nxënës/kursant, prindërit dhe komuniteti, kanë informacion të mjaftueshëm mbi natyrën e profesioneve dhe kualifikimeve që ofrohen;
b) kontribuon në procesin e regjistrimit dhe hartimit të procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për programe të AFP-së;
c) sigurohet që nxënësit kanë informacion të mjaftueshëm për zgjedhjen e profilit, sipas strukturës së programit të kualifikimit;
d) në bashkëpunim me koordinatorin/en për zhvillimin e kurrikulës, sigurohet që kurrikula e zbatuar përmban elemente të edukimit për karrierë;
e) në bashkëpunim me koordinatorin/en për marrëdhënie me biznesin, qëndron i informuar dhe orienton nxënësit dhe prindërit e tyre me tregun e punës, mundësitë për karrierë dhe punëdhënësit e mundshëm, nivelet e pagave.

Etleva Rovina

Koordinatore për Këshillimin e Karrierës

Detyrën për orientimin dhe këshillimin për karrierë e kryen Koordinatori për Këshillimin. Ky koordinator ka për detyrë të orientojë nëpërmjet planit të veprimit nxënësit e klasave të 9-ta, nxënësit e shkollës nga klasa 10 deri në klasë të 13.

Në shkollë është krijuar salla e këshillimit të karrierës në të cilën vazhdimisht organizohen takime në grup apo individuale në lidhje me orientimin për Bizneset ku nxënësit mund të kryejnë praktikat, zgjedhjen e profileve në përputhje me kërkesat e tregut të punës, në zgjedhjen e degëve të universiteteve, programet Erasmus + , në lidhje me ofertat e punësimit etj.