Zhvillimi i
kurrikulave
Zhvillimi i kurrikulave
KREU VIII KURRIKULAT NË ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL
Neni 25
Kurrikulat në Arsimin e Mesëm Profesional Publik (AMP)
- Kurrikulat në arsimin e mesëm profesional, për nivelet 2–4 të KSHK-së, përbëhen nga programet e kulturës së përgjithshme dhe programet e kulturës profesionale, teorike dhe
- Kurrikulat në arsimin profesional pas të mesëm, për nivelin e 5-të të KSHK-së, përbëhen nga programet e kulturës profesionale, teorike dhe praktike.
Kurrikulat në arsimin profesional përgatiten në dy nivele:
a) kurrikula në nivelin qendror; dhe
b) kurrikula në nivel ofruesi.
Neni 26
Programet e kulturës së përgjithshme në Arsimin Profesional Publik (APP)
- Programet e kulturës së përgjithshme në APP, në nivelin qendror, hartohen dhe publikohen nga institucioni përgjegjës në varësi të MASR-së.
- Programet e kulturës së përgjithshme në nivel ofruesi në APP, hartohen nga mësimdhënësit, në përputhje me udhëzimet e MASR-së, dhe miratohen nga drejtori i ofruesit.
Neni 27
Programet e kulturës profesionale në Arsimin Profesional Publik (APP)
- Programet e kulturës profesionale janë pjesë e skeletkurrikulave të APP-së.
- AKAFPK-ja përgatit skeletkurrikulat për çdo kualifikim profesional të niveli 2–5 të KSHK-së, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për AFP-në dhe publikohen në faqen zyrtare të internetit të AKAFPK-së.
- Ofruesit publikë të AFP-së, bazuar në skeletkurrikulat përkatëse, përgatitin programet në nivel ofruesi.
- Programet në nivel ofruesi janë “planet e mësimdhënies”, teorike dhe/ose praktike (në shkollë dhe në biznes).
- Planet e mësimdhënies përgatiten javën e parë të fillimit të vitit shkollor nga mësimdhënësit, nën drejtimin e njësisë së zhvillimit dhe miratohen nga drejtori i ofruesit.
- Planet e mësimdhënies, me miratimin e drejtorit të ofruesit, mund të ndryshojnë gjatë vitit shkollor, për t’u përshtatur me rrethanat dhe situatat që paraqiten.
- Formati i planeve të mësimdhënies rekomandohet nga AKAFPK-ja, përshtatet nga njësia e zhvillimit dhe miratohet nga drejtori i ofruesit të AFP-së.
- Mësimdhënësit përgatitin “ditarin” për çdo seancë mësimore teorike dhe/ose praktike, sipas udhëzimeve të njësisë së zhvillimit.
- “Modulet me zgjedhje” për çdo kualifikim profesional, përzgjidhen nga skeletkurrikula përkatëse, në javën e parë të çdo viti shkollor, nga njësia e zhvillimit dhe miratohet nga drejtori i ofruesit të AFP-së. Përzgjedhja bëhet duke marrë në konsideratë nevojat e tregut, kërkesat e nxënësve dhe mundësitë e shkollës.
- Njësia e zhvillimit, në bashkëpunim me personelin drejtues, përgatit “orarin e shkollës profesionale/qendrës multifunksionale”, “grafikun e praktikave profesionale në mjediset e ofruesit të AFP-së” dhe “grafikun e praktikave profesionale në biznes”, të cilat miratohen nga drejtori i ofruesit të AFP-së.
- Njësia e zhvillimit të ofruesit të arsimit të mesëm profesional, në përfundim të çdo viti shkollor, përgatit një raport për ecurinë dhe problematikat e zbatimit të kurrikulave të arsimit profesional dhe ia dërgon drejtorisë së ofruesit dhe AKAFPK-së.
Neni 91
Detyrat për zhvillimin e kurrikulave në nivel ofruesi
a) koordinon dhe drejton procesin e hartimit dhe të përshtatjes së vazhdueshme të kurrikulës kombëtare në nivel ofruesi të AFP-së, me nevojat rajonale të tregut të punës;
b) mbështet personelin mësimdhënës në hartimin e planeve të mësimdhënies dhe të instrumenteve të vlerësimit të vazhduar dhe të provimeve përfundimtare;
c) koordinon organizimin e proceseve të vlerësimit në ofruesin e AFP-së;
d) koordinon vlerësimin e zbatueshmërisë së kurrikulës në nivel ofruesi.
Erion Cani
Koordinator i kurrikulës
Koordinatori për zhvillimin e Kurrikulës në nivel ofruesi është pjesë e Njësisë së Zhvillimit dhe orienton zbatimin e kurrikulës dhe sidomos modulet me zgjedhje të cilat përzgjidhen në përputhje me kushtet e shkollës. Koordinatori i kurrikulës monitoron zbatimin e kurrikulave në drejtimet që ofron shkolla.