Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Zhvillimi i
kurrikulave

Zhvillimi i kurrikulave

KREU VIII KURRIKULAT NË ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL

Neni 25
Kurrikulat në Arsimin e Mesëm Profesional Publik (AMP)

  1. Kurrikulat në arsimin e mesëm profesional, për nivelet 2–4 të KSHK-së, përbëhen nga programet e kulturës së përgjithshme dhe programet e kulturës profesionale, teorike dhe
  2. Kurrikulat në arsimin profesional pas të mesëm, për nivelin e 5-të të KSHK-së, përbëhen nga programet e kulturës profesionale, teorike dhe praktike.

Kurrikulat në arsimin profesional përgatiten në dy nivele:

   a) kurrikula në nivelin qendror; dhe

   b) kurrikula në nivel ofruesi. 

Neni 26
Programet e kulturës së përgjithshme në Arsimin Profesional Publik (APP)

  1. Programet e kulturës së përgjithshme në APP, në nivelin qendror, hartohen dhe publikohen nga institucioni përgjegjës në varësi të MASR-së.
  2. Programet e kulturës së përgjithshme në nivel ofruesi në APP, hartohen nga mësimdhënësit, në përputhje me udhëzimet e MASR-së, dhe miratohen nga drejtori i ofruesit.

Neni 27
Programet e kulturës profesionale në Arsimin Profesional Publik (APP)

  1. Programet e kulturës profesionale janë pjesë e skeletkurrikulave të APP-së.
  2. AKAFPK-ja përgatit skeletkurrikulat për çdo kualifikim profesional të niveli 2–5 të KSHK-së, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për AFP-në dhe publikohen në faqen zyrtare të internetit të AKAFPK-së.
  3. Ofruesit publikë të AFP-së, bazuar në skeletkurrikulat përkatëse, përgatitin programet në nivel ofruesi.
  4. Programet në nivel ofruesi janë “planet e mësimdhënies”, teorike dhe/ose praktike (në shkollë dhe në biznes).
  5. Planet e mësimdhënies përgatiten javën e parë të fillimit të vitit shkollor nga mësimdhënësit, nën drejtimin e njësisë së zhvillimit dhe miratohen nga drejtori i ofruesit.
  6. Planet e mësimdhënies, me miratimin e drejtorit të ofruesit, mund të ndryshojnë gjatë vitit shkollor, për t’u përshtatur me rrethanat dhe situatat që paraqiten.
  7. Formati i planeve të mësimdhënies rekomandohet nga AKAFPK-ja, përshtatet nga njësia e zhvillimit dhe miratohet nga drejtori i ofruesit të AFP-së.
  8. Mësimdhënësit përgatitin “ditarin” për çdo seancë mësimore teorike dhe/ose praktike, sipas udhëzimeve të njësisë së zhvillimit.
  9. “Modulet me zgjedhje” për çdo kualifikim profesional, përzgjidhen nga skeletkurrikula përkatëse, në javën e parë të çdo viti shkollor, nga njësia e zhvillimit dhe miratohet nga drejtori i ofruesit të AFP-së. Përzgjedhja bëhet duke marrë në konsideratë nevojat e tregut, kërkesat e nxënësve dhe mundësitë e shkollës.
  10. Njësia e zhvillimit, në bashkëpunim me personelin drejtues, përgatit “orarin e shkollës profesionale/qendrës multifunksionale”,  “grafikun e praktikave profesionale në mjediset e ofruesit të AFP-së” dhe “grafikun e praktikave profesionale në biznes”, të cilat miratohen nga drejtori i ofruesit të AFP-së.
  11. Njësia e zhvillimit të ofruesit të arsimit të mesëm profesional, në përfundim të çdo viti shkollor, përgatit një raport për ecurinë dhe problematikat e zbatimit të kurrikulave të arsimit profesional dhe ia dërgon drejtorisë së ofruesit dhe AKAFPK-së.

Neni 91
Detyrat për zhvillimin e kurrikulave në nivel ofruesi

Për realizimin e funksionit të hartimit dhe të rishikimit të kurrikulave në nivel ofruesi, njësia e zhvillimit, nëpërmjet koordinatorit për kurrikulat:

a) koordinon dhe drejton procesin e hartimit dhe të përshtatjes së vazhdueshme të kurrikulës kombëtare në nivel ofruesi të AFP-së, me nevojat rajonale të tregut të punës;

b) mbështet personelin mësimdhënës në hartimin e planeve të mësimdhënies dhe të instrumenteve të vlerësimit të vazhduar dhe të provimeve përfundimtare;

c) koordinon organizimin e proceseve të vlerësimit në ofruesin e AFP-së;

d) koordinon vlerësimin e zbatueshmërisë së kurrikulës në nivel ofruesi.

Erion Cani

Koordinator i kurrikulës

Koordinatori për zhvillimin e Kurrikulës në nivel ofruesi është pjesë e Njësisë së Zhvillimit dhe orienton zbatimin e kurrikulës dhe sidomos modulet me zgjedhje të cilat përzgjidhen në përputhje me kushtet e shkollës. Koordinatori i kurrikulës monitoron zbatimin e kurrikulave në drejtimet që ofron shkolla.