Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Zhvillimi i
projekteve

Zhvillimi i projekteve

Neni 25
Kurrikulat në Arsimin e Mesëm Profesional Publik (AMP)

Për realizimin e funksionit për hartimin dhe zhvillimin e projekteve zhvillimore të AFP-së, njësia e zhvillimit, nëpërmjet koordinatorit përkatës:

    a) identifikon burime të mundshme financimi për projekte zhvillimi;

    b) përgatit propozimet për projekte të integruara në planin strategjik të ofruesit të AFP-së;

    c) koordinon organizimin, zbatimin dhe raportimin e projekteve të zhvillimit;

    d) raporton te drejtuesit e institucionit dhe bordi drejtues i ofruesit.

Ana Mino

Koordinatore për projektet

Koordinatori i projekteve gjurmon thirrjet për projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe organizon pjesëmarrjen e shkollës në këto projekte. Koordinatori mund të sigurojë pjesëmarrjen e shkollës në të gjitha thirrjet në përputhje me drejtimet që shkolla ofron.

Neni 95
Detyrat e njësisë së zhvillimit për zhvillimin e marketingut të ofruesit të AFP-së

Për realizimin e funksionit të marketingut institucional të ofruesit të AFP-së, njësia e zhvillimit, nëpërmjet koordinatorit përkatës:

    a) koordinon hartimin dhe zbatimin e planit të marketingut, duke e integruar edhe në planin vjetor të ofruesit të AFP-së;

    b) lehtëson marrëdhëniet me publikun në bashkëpunim me drejtorin e ofruesit të AFP-së dhe koordinatorët e tjerë të njësisë së zhvillimit;

    c) koncepton, përgatit dhe koordinon zbatimin e veprimtarive të ndryshme për të promovuar praninë, ofertën dhe përfaqësimin e ofruesit të AFP-së, në nivele të ndryshme.