Ky esht script qe futet tek header i temes kur behet update

Stafi
& Bordi Drejtues

Mësuesit

Mësuesit në shkollën profesionale klasifikohen në tre kultura profesionale


1. Mësues të kulturës së përgjithshme-në lëndët gjuhë dhe letërsi, gjuhë e huaj, matematikë dhe fizikë, biologji dhe kimi, edukim fizik, teknologji informacioni dhe komunikimi, histori dhe gjeografi, filozofi.

2. Mësues të kulturës profesionale – teoria në profilet / inxhinieri agrare, ekonomi biznes, agronomi, veterinari, menaxhim veterinar.

3. Mësues të praktikave profesionale – për profilet – bujqësi, teknologji bujqësore dhe veterinari.

Erina Disho

Drejtor i shkollës se mesme profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik

Ka studiuar Gjuhë letërsi dhe zotëron master shkencor në profilin Albanologji

Ka një eksperiencë 17-vjeçare në këtë shkollë, si mësuese dhe si drejtor ekzekutiv i shkollës prej vitit 2016.

“Nxënësit janë jo vetëm burimi ku ne dërgojmë dijet por edhe nga ku dijet tona marrin rrugën e suksesit”

Të punosh me të rinjtë është jo vetëm sfidë por edhe një nga përgjegjësitë më të mëdha që një i rritur mund të marrë mbi supe, sepse orientimi ynë është ai që hap dyert e jetës së tyre.

Prandaj punoj çdo ditë dhe pse për një periudhe të gjatë me të njëjtin pasion si ditën e parë të punës.

Ndryshimi i rëndësisë që duhet të kenë sot shkollat profesionale vjen si rezultat i punës së një ekipi, i cili me profesionalizëm  motivon çdo ditë nxënësit që zgjedhin të studiojnë në shkollën tonë.

Albana Qorri

Mësuese për lëndët Biologji dhe kimi

Prej 5 vitesh jep mesim në shkollë. Zotëron përgatitje shumë të mirë shkencore dhe profesionale. Koordinatore për marredheniet me biznesin.

“Tregu përzgjedh më të mirët”

Mariglen Boja

Mësues specialist, mjek veteriner

Ushtron profesionin e mjekut veteriner prej më shumë se 6 vite. Zotëron aftësi profesionale shumë të mira dhe me pasion për ta transmetuar profesionin dhe pasionin e tij drejtpërdrejtë tek nxënësit.

Koordinator për gjurmimin

“Një profesionist i mirë karakterizohet nga përkushtimi”

Erion Cani

Mësues specialist, mjek veteriner

Me një përvojë prej 16 vite në shkollë, transmeton te nxënësit parimet teorike kryesore mbi Mjekësinë veterinare.

Koordinator për zhvillimin e kurrikulave.

“Profesionalizmi zhvillohet bashkë me pasionin për profesionin”

Petref Halili

Mësues specialist, agronom

Jep teori profesionale në drejtimin bujqësi dhe ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin bujqësor në fermën e shkollës.

“Përkushtimi në punë sjell vetëm rezultate të mira”

Daniel Fraholli

Mësues specialist, profili inxhinieri agrare.

Jep mësim në shkolle prej 4 vitesh.

“Jeta fillon me bimët”

Etleva Rovina

Mësuese e historisë dhe gjeografisë

Punon prej 3 vitesh në shkollë

Koordinatore për orientimin dhe këshillimin në karrierë.

E ardhmja e nxënësve varet nga vizioni që kemi për ta.

Ana Mino

Mësuese e gjuhës së huaj (anglisht)

Punon në shkollë prej 3 vitesh.

Koordinatore për projektet dhe zhvillimin e vazhduar.

“Shkolla të ofron mundësitë më të mira në jetë”

Bujar Qosja

Mësues specialist, profili Ekonomi Biznes

Zeqir Hela

Mësues i Edukimit fizik dhe Sporte